Home Sports Mourinho mesazh Martialit: Në jetë nuk merr gjithmonë atë që do

Mourinho mesazh Martialit: Në jetë nuk merr gjithmonë atë që do

653
0
SHARE

Jose Mourinho, trajneri i klubit Manchester United, ka paralajmëruar sulmuesin e tij Anthony Martial se “në jetë nuk merr gjithmonë atë që do”. Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve se francezi Martial po kërkon të largohet nga klubi anglez.

Agjenti i Martialit, Philippe Lamboley, muajin e kaluar deklaroi se 22-vjecari kërkon të largohet nga Manchester United për shkak të marrëdhënieve jo të mira me Mourinhon dhe mospajtimit për një kontratë të re, transmeton Gazeta Gjilani/

“Do të doja të isha në Los Angjelos tani dhe jam në San Jose. Në jetë nuk merr gjithmonë atë që do. Do të doja të arrija në LA, të ushtroja në LA dhe të luaja të gjitha pesë ndeshjet në LA. Pastaj të mos udhëtoj, të mos ndërroj hotelin dhe të kthehem në Manchester”, është shprehur portugezi Mourinho kur u pyet për të ardhmen e Martialit.

Tottenhami, Chelsea dhe Bayern Munich janë disa nga klubet që kanë shprehur interes për ish-lojtarin e Monacos. Ai iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2015 për 40 milionë euro, shumë kjo e cila mund të rritej deri në 65 milionë euro përmes shtesave. /Radio RINIA/

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here