Home LAJME Mustafa: Nuk e nënvlerësojmë Kurtin, preferoj front të përbashkët për t’ia ndaluar...

Mustafa: Nuk e nënvlerësojmë Kurtin, preferoj front të përbashkët për t’ia ndaluar PAN-it vazhdimin e shkatërrimi të shtetit

268
0
SHARE

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se i mbetet besnik idesë dhe përkushtimit që vendi të qeveriset nga partitë e deritanishme opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se “Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës”.

Mustafa ka theksuar se LDK, nuk e kërkon kryeministrin, sepse nënvlerëson Albin Kurtin dhe meritat e tij, por se vlerëson Osmanin dhe kërkesat e anëtarësisë.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,
Jam angazhuar, i mbetem besnik idesë dhe përkushtimit që vendi të qeveriset nga partitë e deritanishme opozitare, LDK dhe Vetëvendosje. Në situatën në të cilën gjendemi, këtë e konsideroj zgjidhjen më të mirë.
Sikurse LDK, ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje ka specifikat e veta. Ka njerëzit me të cilët llogarit fitoren dhe qeverisjen. Kanë ambientin e brendshëm, që dallon.

Nuk i jap të drejtë LDK-së të përzihet se kush nga VV duhet të jetë Kryeministër i vendit. Por, nuk i jap të drejtë as VV të na caktojë sesi LDK duhet të vendosë për Kryeministrin dhe për njerëzit e fushatës.

Bashkëpunimin e konsideroj proces të respektit reciprok. Kam gëlltitur të kaluarën, sepse e kam vlerësuar më lart interesin e vendit sesa vetëveten.

Jemi shprehur pozitivisht për koalicion me VV në interes të forcimit të shtetit dhe dekriminalizimit të vendit.

LDK, nuk e kërkon Kryeministrin, sepse nënvlerëson z. Albin Kurti dhe meritat e tij. Por se vlerëson znj. Osmani dhe kërkesat e anëtarësisë. Vlerëson kompetencën e LDK-së, ekipin e saj, për qeverisje të mire e pa korrupsion. Kjo është arsyeja e kërkesës tonë për Kryeministër.

Në qoftë se jemi të bindur se edhe njërës edhe tjetrës palë i takon Kryeministri, kjo nuk do të thotë se duhet të hapim frontin ndërmjet veti. Kemi plot gjëra të mira që mund t’ia adresojë njëra palë tjetrës për bashkëpunimin tonë, por kemi edhe të këqia. Kjo nuk është mënyrë që ne të tentojmë të fitojmë vota. Më shumë preferoj të ndërtojmë front të përbashkët, para ose pas-zgjedhor, për t’ua pamundësuar PAN-ave dhe përkrahësve të tyre vazhdimin e shkatërrimi të shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here