Napoli e ka refuzuar një ofertë me vlerë 100 milionë euro për Kalidou Koulibalyn. Oferta ishte nga një klub anglez, emri i të cilit nuk dihet, shkruan Calciomercato.
Senegalezi ka zgjuar interesim te shumë skuadra evropiane pas paraqitjeve të tij me Napolin në stinoret e fundit.
Klubi anglez që e ka bërë ofertën për të ka mundur të jetë Manchester Unitedi, i cili është i interesuar për një mbrojtës qendror. /Gazeta Gjilani/