Home LAJME Natyra Kuçi: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u...

Natyra Kuçi: Nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete

258
0
SHARE

Natyra Kuçi, zëdhenëse e PSD-së, e cila i ka fituar votat për të qenë deputete në kuadër të koalicionit AAK-PSD, por që tash ulësja e saj rrezikohet me vendimin e PZAP-it me hyrjen e Nismës në Kuvend, ka thënë se nuk do t’i mbështetë votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se: “Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur”.

“Nese hyn Nisma në Kuvend, unë s’do të bëhem deputete. Por asnjëherë, as për këtë çmim, nuk do t’i mbështes votat e Vuçiqit veç për t’u bërë vetë deputete. Kjo na dallon nga VV-ja, e cila për pak më shumë pushtet i pranon edhe votat e Serbisë – që i kundërshtonte zëshëm dikur. Votat e Serbisë në Kosovë nuk duhet të pranohen. Ky është qëndrim parimor pavarësisht çmimeve partiake”, ka shkruar Natyra Kuçi. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here