Home LAJME Ndalohet një person për 241 gram “Marihuanë”

Ndalohet një person për 241 gram “Marihuanë”

267
0
SHARE

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin A.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se tek i njëjti janë gjetur 241 gram narkotikë, e llojit “Marihuanë”.

Ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, më 22 tetor 2019, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike.

I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes janë sekuestruar:
– Një qese plasmani me substancë narkotike e llojit “Marihuanë” në peshë prej 183. 9 gram,
– 24 paketime të vogla “Marihuanë”, si dhe një sasi e ndarë në pjesë të vogla e gatshme për paketim, në peshë prej 57.1 gram,
– 400 paketime të vogla, të cilat shërbejnë për paketimin dhe shitjen e “Marihuanës”.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here