Home LAJME Në Gjilan hapet eskpozita “12 Muajt e Vitit 2018”

Në Gjilan hapet eskpozita “12 Muajt e Vitit 2018”

51
0
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve në shënimin e festave të fundvitit, në Gjilan është hapur ekspozita “12 Muajt ​​e Vitit 2018”, e cila është shpalosur në Sheshin “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha” dhe është organizuar nga nxënësit e Mesme Shkollës së Artit Pamor .

Në këtë ngjarje, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili ka përgëzuar nxënësit për punën e madhe që kanë bërë gjatë gjithë vitit.

“Ju uroj për ekspozitë dhe ju përgëzoj për punën e madhe që keni bërë në ekspozimin e artit tuaj për dashamirët. Shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm do të vazhdoni me suksese edhe më të mëdha. Kjo ekspozitë po realizohet në kuadër të aktiviteteve maratonike në shënimin e festave të fundvitit “, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndryshe, do të mbahen edhe një sërë aktivitetesh: ora 10:00 bëhet shpërndarja e dhuratave të fëmijëve të OJQ-së “PEMA”, në orën 11:00 shpërndahen dhuratat e fëmijëve në Spitalin Rajonal, ndërsa ora 12:00 bëhet shpërndarja e fëmijëve në OJQ-në “LIRIA”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here