Home LAJME Në janar vijnë në Kosovë ekspertët gjermanë për sigurimet shëndetësore

Në janar vijnë në Kosovë ekspertët gjermanë për sigurimet shëndetësore

359
0
SHARE

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pranuar një letër zyrtare nga homologu i tij gjerman, Jens Spahn. Përmes kësaj letre, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka konfirmuar gatishmërinë e shtetit gjerman për ndihmë ndaj Kosovës në krijimin e sigurimeve shëndetësore.

Bashkëpunimi në mes të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Kosovës dhe Fondit të Sigurimit Gjerman, i cili do të nis menjëherë në janar të vitit 2020, është një rezultat konkret i një memorandumi të përbashkët të mirëkuptimit, i cili është nënshkruar në korrik të këtij viti.

Gjatë një konferencë për medie të mbajtur të enjten nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, Ismaili ka thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi është një hap i madh drejt realizimit të sigurimeve shëndetësore.

“Një ditë jashtëzakonisht e mirë dhe e rëndësishme për shëndetësinë kosovare. Tani po nisim bashkëpunimin konkret me Gjermaninë për të funksionalizuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor, projekt ky që buron nga marrëveshja e nënshkruar në korrik me ministrin gjerman Spahn”, ka thënë Ismaili.

Sipas Ismaili projekti do të ndahet në dy faza, e para nga të cilat do të fillojë në janar të vitit 2020.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë është shprehur i lumtur me bashkëpunimin në mes të dy ministrive në fushën e sigurimeve shëndetësore

“Jemi krenarë që pas punës intensive të të dy ministrive tona të shëndetësisë, janë harmonizuar hollësitë e bashkëpunimit tonë në ngritjen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Kosovës. Ne jemi të bindur që me një përkushtim të madh të Qeverisë së Kosovës dhe punën e përbashkët të të gjithë akterëve të përfshirë, mund të arrihet përparim thelbësor për qytetarët”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here