Home LAJME Në komunën e Vitisë një person arrestohet nën dyshimin për ushtrim ndikimi...

Në komunën e Vitisë një person arrestohet nën dyshimin për ushtrim ndikimi tek votuesit

223
0
SHARE

Një person është arrestuar në komunën e Vitisë nën dyshimin se ka ushtruar ndikimin e tij tek votuesit me qëllim që në këto zgjedhje parlamentare të votohet një subjekt i caktuar politik. Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

“Është ndaluar një person në komunën e Vitisë dhe dyshohet se ka ushtruar ndikim tek një votues për cilën parti dhe për cilin kandidat duhet me votu”, ka thënë prokurorja Rozalinda Manastiri.

Ndryshe në komunën e Gjilanit deri në ora 15:00 sipas Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë votuar 30 mijë e 755 qytetar. Numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 103 mijë e 53. Në komunën e Vitisë deri në ora 15:00 sipas KQZ-ë kanë votuar 12 mijë e 856 qytetar gjersa numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 50 mijë e 21 votues. Në komunën e Kamenicës deri tani kanë votuar 11 mijë e 292 qytetar kurse numri i votuesve të regjistruar në këtë komunë është 37 mijë e 428. Në komunën e Novobërdës me 9 mijë e 754 votues të regjistruar deri në ora 15:00 sipas KQZ-së kanë votuar 3 mijë e 886 votues. Në komunat me numrin më të vogël të popullsisë vërehet një tendencë e daljes më të madhe të votuesve në këto zgjedhje parlamentare.

Sipas KQZ-së në komunën e Ranillugut me 5 mijë e 648 votues të regjistruar deri në ora 15:00 kanë votuar 2 mijë e 19 qytetar. Kurse në komunën e Parteshit me 4 mijë e 819 votues të regjistruar deri tani kanë votuar 1 mijë e 535 votues. Në komunën e Kllokotit me 3 mijë e 849 votues të regjistruar deri në ora 15:00 kanë votuar 1 mijë e 296 qytetar. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here