Home LAJME Në Mal të Zi mblidhen rreth 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e...

Në Mal të Zi mblidhen rreth 30 mijë nënshkrime për tërheqjen e njohjes së Kosovës

915
0
SHARE

Këshilli Kombëtar serb në Mal të Zi, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve, në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të njohjes së Kosovës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Mal të Zi, Momqillo Vukashinoviq, ka deklaruar se deri më tani janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi  për njohjen e Kosovës shtet të pavarur, shkruajnë mediat serbe.

“Shpresojmë që shumë shpejt do të arrijmë qëllimin që ia kemi caktuar vetes”, ka deklaruar Vukashinoviq në Podgoricë, pas mbledhjes me iniciativën e Këshillit Kombëtar serb, raportojnë mediat serbe./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here