Home LAJME Nexhmije Pagarusha nderohet për kontributin e saj në muzikë

Nexhmije Pagarusha nderohet për kontributin e saj në muzikë

242
0
SHARE

Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, dha propozimin që bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës, t’i njihet statusi i qytetares me merita te veçanta për kontributin e saj në promovimin e muzikës së mirëfilltë shqipe duke përfshirë edhe mbështetjen financiare të saj siç është përcaktuar në propozim-vendim në vlerë prej 500 euro në muaj.

“Nexhmije Pagarusha siç njihet në popull bilbili i muzikës shqipe, me paraqitjet e saj në shumë vende të botës bëri që karriera e saj të jetë e bujshme, duke përfaqësuar kësisoj Kosovën dhe përçuar vlerat dhe traditat e vendit tonë. Ajo interpretoi në festivale dhe skena të njohura ndërkombëtare, duke interpretuar edhe vepra të përkthyera në gjuhën shqipe, si ato të Bethovenit etj.”, ka thënë Gashi. “Pagarusha në krijimtarinë e vet muzikore mendohet t’i ketë interpretuar mbi 150 këngë ku shumicën nga këto ia kushtoi vendit dhe dashurisë duke filluar nga kryevepra ‘Baresha’ që me interpretimin e saj i paraqiti vlerat e artit dhe kulturës, edhe në atë kohë kur muzika shqipe dëgjohej dhe kultivohej shumë pak”./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here