Home LAJME Nga sot ndryshim i temperaturave në Kosovë

Nga sot ndryshim i temperaturave në Kosovë

480
0
SHARE

Këtë fundjavë do ta karakterizojnë reshjet e shiut dhe mot më i ftohtë.

Ditëve të fundjavës, sipas modeleve parashikuese, pritet një ndryshim i situatës sinoptike mbi kontinentin Europian, me depërtimin e një vorbulle ciklonike me masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit.

Kjo vorbull do të depërtojë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë mundësi për të reshura, si dhe rënien e vlerave të temperaturave.

Sot reshjet të cilat filluan nga mbrëm do të vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit, e gjatë ditës pjesërisht vranët, vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Gjatë të djelës dhe të hënës do të mbizotrojë mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje shiu. Të hënën në vise malore mbi 1200-1500m priten edhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit, mbeten mbi vlera mesatare, por në fundjavë pritet të zbresin rreth këtyre vlerave, e javën në vijim kanë tendencë të rënies së mëtutjeshme. Minimalet do të luhaten 5C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C, e në fundjavë do të zbresin në 13C deri 14C.

Do të fyejë erë e lehtë nga verilindja 1-4m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme 4-8m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë, por sërish do të rritet mbi vlera normale

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here