Home LAJME Nga sot nis aplikimi për legalizim të armëve

Nga sot nis aplikimi për legalizim të armëve

156
0
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme tashmë ka marrë vendimin për legalizimin e armëve të vogla dhe të lehta, ndërsa periudha e legalizimit fillon nga data më 17 dhjetor 2018 dhe do te jetë në fuqi për 6 muaj.

Në njoftim thuhet se në parim procedurat janë të thjeshta dhe krejt çka duhet të bëjë një qytetar i cili posedon një armë dhe dëshiron ta legalizoje atë është që duhet te lajmërohet tek zyrtari policor ne stacionin më të afërt të Policisë dhe aty do të marrë të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me procedurat që duhet ndjekur për të legalizuar armën që e ka në posedim.

“Ne konsiderojmë që kjo periudhë është e mjaftueshme që qytetarët tanë të legalizojnë armët e tyre dhe gjatë kësaj kohe ne do të shpërndajmë në mënyrë të vazhdueshme  informatat e nevojshme në lidhje me procedurat që duhen ndjekur nga qytetarët për të realizuar këtë të drejtë ligjore”, thuhet në komunikatën për media nga MPB.

“Hulumtimet ndërkombëtare kanë nxjerrë si rezultat që në Kosovë gjinden një numër në mes të  240000 dhe 260000 armë të vogla dhe lehta. Ky numër është ulur për rreth 10000 gjatë viteve të kaluara si rezultat i masave që janë marrë nga institucionet, siç janë miratimi i bazës ligjore për armë si dhe konfiskimet e rregullta që bëhen nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here