Home LAJME Nis shqyrtimi gjyqësor për “Pronto”, Grabovci me shokë në Gjykatë

Nis shqyrtimi gjyqësor për “Pronto”, Grabovci me shokë në Gjykatë

263
0
SHARE

Ka filluar shqyrtimi gjyqësor në rastin e njohur si “Pronto”.

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti ka konstatuar praninë e të akuzuarve në sallë.

Në seancën e sotme priten të lexohen provat materiale të propozuara nga Prokuroria Speciale.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ish-ministri Besim Beqaj, ish-deputeti Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here