Home LAJME Nisma në Gjilan, përforcohet me afaristë nga Gjilani dhe diaspora

Nisma në Gjilan, përforcohet me afaristë nga Gjilani dhe diaspora

109
0
SHARE

Nismës Socialdemokrate sot i’u bashkuan edhe disa anëtarë të rinj.

Degës së kësaj partie në Gjilan i’u bashkuan anëtarë të rinj të profesioneve të ndryshme. Në mesin e të aderuarve ka edhe afarist të suksesshëm nga diaspora, por edhe Gjilani. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se dega e Nismës në Gjilan nga sot është më e fuqishme se sa dje.

“Sot në Degën e Nismës në Gjilan, mirëpritëm disa anëtarë të rinj, në mesin e tyre juristë, inxhinierë, agronomë, sportistë, njerëz të shkencës dhe artit, afaristë të suksesshëm nga diaspora dhe Gjilani, të gjithë të vullnetshëm për të bërë punë të mira për Kosovën dhe Gjilanin. Dega e Nismës në Gjilan nga sot është më e fuqishme sesa dje. Puna dhe sukseset e tyre tregojnë dhe janë garancë se neve po na bashkohen njerëz që dinë të marrin vendime”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

“Ardhjet e reja në vazhdimësi janë dëshmia më e mire se Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit. Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin”, ka shtuar Limaj.

Sevdail Robelli, kryetar i degës së Nismës në Gjilan,  tha se ardhja e anëtareve të ri do të kontribuoj në arritjen e objektivave të Nismës në Gjilan. Ai tha se shumë njerëz të sferave të ndryshme po shprehin dëshire me iu bashku familjes së Nismës Socialdemokrate. Nisma Socialdemokrate në vazhdimësi ka njoftuar për aderime dhe ardhje të anëtareve të ri në këtë subjekt. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here