Home LAJME Një i vdekur dhe një i lënduar në Prizren

Një i vdekur dhe një i lënduar në Prizren

285
0
SHARE

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd në “Cvilen”.
Sipas informatave të para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka shtuar se personi i lënduar, 23 vjeçar, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor. Policia ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin, ndërkohë është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Hapja e sezonit të fluturimeve me paragllajd në Prizren ishte hapur zyrtarisht me 5 korrik. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here