Home LAJME NJË KOMB, NJË DHIMBJE, NJË SHTËPI E PËRBASHKËT

NJË KOMB, NJË DHIMBJE, NJË SHTËPI E PËRBASHKËT

257
0
SHARE

Me qëllim të lehtësimit sadopak të dhëmbjës dhe tragjedisë që po kalojnë vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri si pasojë e termetit ku humbën jetën shumë bashkëkombas dhe shumë të tjerë kanë ngelur pa kulm mbi kokë, veprimtarë të UÇK-së nga Peja, janë organizuar në një akcion vullnetarë për gjetjën e vendbanimeve të përshtatshme për të mundësuar strehimin e vëllezërve tonë në nevojë.

Që në momentet e para të këtij akcionit solidarizues, përgjigja ka qenë e menjëherëshme e shumë qytetarëve të Pejës dhe vlenë të falënderohen ata që po ofrojnë shtëpitë e tyre dhe kushtet e tjera të jetesës për aq kohë sa të jetë e nevojshme deri në sanimin e gjëndjës së krijuar në Shqipëri:

Qerim Kelmendi Llabjan

Naim Lushi Qyshk

Skender Kelmendi Llabjan

Gani Lajqi Nakëll

Ismet Zeka Pejë

Shaban Vishaj Pejë

Riza Camaj Novosellë

Avdyl Hima Pejë

Ahmet Neziraj, Gllogjan janë vetëm disa nga emrat të cilët të parët i janë përgjigjur këtij akcioni.

Nën organizimin e këtij grupi organizativ, sot në orën 18:00 në qendër të qytetit të Pejës, me moton “Lotët e Qytetarëve të Pejës” do të organizohet ndezja e qirinjëve në nderim të jetëve të humbura gjatë kësaj tragjedie.

Ky këshill organizativ, për të gjithë ata që kanë mundësi të ofrojnë një vendqendrim për vëllezërit tonë nga Shqipëria, të cilët mund të gjendën në nevojë, ka lënë si numër kontaktues atë të Naim Lushit i cili është i qasëshem edhe në viber e whatsap.

Numri është 049 30 80 30!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here