Kamenicë – Në lagjen “Çamëria” të Kamenicës është arrestuar një i dyshuar mashkull rom pasi i njëjti derisa ishte nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull serb duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës. /RadioRinia