Home LAJME Osmani: Taksën e heq për 5 minuta në këmbim të kthimit të...

Osmani: Taksën e heq për 5 minuta në këmbim të kthimit të eshtrave të të pagjeturve

242
0
SHARE

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo tutje ka shtuar se ky proces duhet të udhëhiqet nga një njeri që nuk mund të shantazhohet.

Osmani tutje ka shtuar se nuk do të lejojë që pjesë e bisedimeve të jetë ndryshimi i kufijve.

“Tarifa do të bëhet pjesë e reciprocitetit me Serbinë. Në do të kërkojmë që Serbia të kthehet në tavolinën e dialogut. Sot Serbia nuk pranon shumë mallra kosovare dhe shkaku i tyre krijon bllokada jotarifore. Reciprociteti i plotë është edhe më i ashpër se taksa. Jo një tarifë por 100 tarifa i heq nëse Serbia në shkëmbim jep të dhënat e 1700 të zhdukurve. Nëse Serbia jep të dhënat për të pagjeturit, unë do të kthehesha dhe ta heqsha taksën”, duke shtua se kjo e fundit është vendosur për të mbuluar skandalet e qeverisë Hardinaj.

Ajo tutje ka shtuar se temë esenciale e dialogut Kosovë-Serbi, është çështja e të pagjeturve, reparacionet për dëmet e luftës dhe çështjet tjera që janë kusht për normalizim.

Ndërkaq duke folur për transparencën në mandatin e saj, ajo ka thënë se ka nënshkruar një deklaratë të shoqërisë civile përmes të cilës është zotuar se do të publikohen të gjitha mbledhjet e qeverive në të gjitha media.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here