Home Ekonomi Pacolli përplaset me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, shkak vendosja e taksës

Pacolli përplaset me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, shkak vendosja e taksës

168
0
SHARE

Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës e ka akuzuar Kosovën për siç ka thënë “veprime skandaloze” për taksën 100%, të vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Një akuzë të tillë, siç merr vesh Telegrafi, ministri Igor Crnadak e ka bërë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur në Budva të Malit të Zi.

Ndërkohë, siç merr vesh Telegrafi, Pacolli i është përgjigjur atij, duke kritikuar pozicionin e këtij vendi, si dhe duke e akuzuar Bosnjë dhe Hercegovinën se po shërben si marionetë e Beogradit.

Siç ka thënë tutje, Pacolli, Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

“Taksa ka qenë veprim i domosdoshëm politik si kundërpërgjigje ndaj dëmeve që këto dy vende i shkaktojnë Kosovës duke mos respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”, ka thënë Pacolli.

“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës. Kjo është reciprocitet”.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se në Budva të Malit të Zi është duke marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor WB6.

“Integrimi evropian i rajonit tonë dhe shtyrja përpara e procesit të Berlinit është tema kryesore e këtij takimi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe në këtë takim rajonal kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here