Home LAJME Partitë politike para kohe fillojnë fushatën zgjedhore

Partitë politike para kohe fillojnë fushatën zgjedhore

193
0
SHARE

Edhe pse ende nuk është shpërndarë Kuvendi dhe nuk janë shpallur zgjedhjet e parakohshme, partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore. Liderët e subjekteve politike këtyre ditëve kanë shtuar takimet me strukturat partiake dhe me qytetarët në terren, ku nuk po mungojnë as premtimet.

Së fundi janë shtuar edhe aderimet nëpër subjektet politike. Por njohësit e proceseve politike dhe zgjedhore kanë vlerësuar se kjo fushatë nuk do t’u ndihmojë partive politike për rritjen e elektoratit.

Për këtë fushatë të parakohshme për gazetën “Epoka e re” ka folur analisti politik Behxhet Shala.

Ai ka vlerësuar se në këta gjashtë muaj është shtuar fushata nga të gjithë liderët e pozitës dhe të opozitës. “E kemi parë që shumicën e rasteve liderët politikë i kanë kaluar nëpër terren, në takime me degë, nëndegë, biznese ku kanë shpalosur programet dhe premtimet e tyre për qeverisjen e ardhshme. Është një fushatë e pashpallur. Fushata elektorale për zgjedhje të parakohshme po zgjat më shumë sesa të ishin zgjedhje të rregullta. Domethënë, po bëhen përgatitje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, sepse asnjë parti politike nuk është e gatshme për zgjedhje, lëreni ju se çfarë deklarojnë ata”, ka theksuar Shala.

Ai ka thënë se fushata e parakohshme më shumë po bëhet për t’iu vardisur ndonjërit subjekt sesa për të krijuar elektorat të ri. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here