Home Magazina Pas 16 vitesh, Besnik Qaka sjell versionin e shkurtër akustik të këngës...

Pas 16 vitesh, Besnik Qaka sjell versionin e shkurtër akustik të këngës “Ushtari i rrugës”

178
0
SHARE

Ritmi i rrugës dikur ishin një grup shumë i pëlqyer në trevat shqiptare, të cilët sillnin këngë që pëlqeheshin në masë të madhe.

“Ushtari i rrugës” ishte një hit i padiskutueshëm, një këngë e cila ishte pëlqyer tej mase në atë kohë, e ndërsa vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, një nga vokalistët e grupit “Ritmi i rrugës”, tani vokalist i “NRG Band”, Besnik Qaka, ka vendosur të sjellë një version të shkurtër akustik të kësaj kënge.

 

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet në piano, ndërsa interpreton këngën e dikurshme.

“Para 16 vitesh, e vjetër por e artë”, ka shkruar Qaka në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, duke e komplimentuar artistin për këngët e dikurshme.

Pak javë më parë, NRG Band sollën edhe ripërpunimin e këngës “Ani more nuse”, një projekt që gjithashtu u prit mirë nga fansat

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here