Home LAJME Pas 40 vitesh ndalesë, Irani lejon gratë të shikojnë futboll në stadium

Pas 40 vitesh ndalesë, Irani lejon gratë të shikojnë futboll në stadium

27
0
SHARE

Pas 40 vitesh ndalesë, grate dhe vajzat në Iran janë lejuar që të shikojnë një ndeshje futbolli në stadium.

Irani ndau vetëm 4,000 bileta për gratë në një stadium ku ulen rreth 80,000 njerëz, duke i mbajtur ata të ndarë nga burrat dhe nën mbrojtjen e oficerëve të policisë femra.

Mijëra gra iraniane me flamur në duar brohëritën brenda një stadiumi në Teheran të enjten, ndërsa shikuan ndeshjen e parë të futbollit FIFA, të cilave nuk u ishte lejuar ta ndiqnin me dekada.

Vendimi për t’i lejuar gratë iraniane brenda në stadium erdhi këtë të enjte si pjesë e presionit të fortë nga FIFA , organi botëror që rregullon këtë sport. Irani u përball me një ndalim të mundshëm nëse nuk i lejonte gratë në ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here