Home LAJME Pas konsultimeve me Vuçiqin, Lista Serbe do ta dorëzojë në KQZ listën...

Pas konsultimeve me Vuçiqin, Lista Serbe do ta dorëzojë në KQZ listën me kandidatë për deputetë

203
0
SHARE

Pas konsultimeve me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Lista Serbe ka vendosur që të dërgojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën e kandidatëve për deputetë.

Siç njofton FoNet, pos me Vuçiqin Lista Serbe është konsultuar edhe me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Siç është njoftuar, lista do të dorëzohet në KQZ në orën 13:30.

Kujtojmë se sonte në mesnatë skadon afati i paraqitjes së listave me kandidatë për deputetë të subjekteve politike, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Dje vetëm dy parti të minoriteteve kanë dorëzuar listat e tyre, derisa partitë shqiptare janë mbledhur për të përpiluar ato. /RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here