Home LAJME Pas shpërndarjes së Kuvendit, Isufi përmend rezultatet e Qeverisë Haradinaj

Pas shpërndarjes së Kuvendit, Isufi përmend rezultatet e Qeverisë Haradinaj

236
0
SHARE

Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së pas vendimit të deputetëve për të shpërndarë Kuvendin ka shfrytëzuar mundësinë që para gazetarëve të tregojë të arriturat e qeverisë në dorëheqje, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë drejtim, Isufi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës për këto dy vite ka realizuar projekte që qeveritë për 20 vjet nuk i kanë bërë.

Siç ka thënë Isufi, Qeveria ka mbrojtur tërësinë territoriale, ka vendosur taksën ndaj produkteve serbe dhe nga Bosnja dhe Hercegovina, ka bërë Ligjin për Ushtrinë, ka bërë shmangien e kolapsit energjetik.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe rezultate si Statusi i Trepçës, e cila sipas tij, tanimë është qind për qind e Kosovës.

Veç këtyre, Isufi si rezultat të qeverisë Haradinaj ka përmendur edhe Ligjin për investime strategjike, Ligjin për paga, Ligjin për Prishtinën si dhe njohjen e statusit të viktimave seksuale dhe Ligjin për statusin e punëtorëve arsimorë të viteve 90’ta. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here