Home LAJME Pas zgjedhjeve partitë paralajmërojnë reciprocitet me Serbinë

Pas zgjedhjeve partitë paralajmërojnë reciprocitet me Serbinë

242
0
SHARE

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme partitë politike kanë filluar që taksën 100 për qind ta përdorin si parullë zgjedhore. Ndonëse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do ta heqin taksën vetëm pasi të vendosin reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb, AAK-ja dhe PSD-ja në anën tjetër kanë theksuar se taksa do të mbetet në fuqi deri në njohje nga Serbia.

Dy muaj para se të bëhet një vit prejse qeveria “Haradinaj” kishte vendosur taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake partitë politike në kuadër të fushatës zgjedhore kanë filluar të japin shenjat e para se kjo taksë mund të hiqet. Ndonëse një gjë të tillë e kanë paralajmëruar dy partitë që në legjislaturën e kaluar ishin pjesë e opozitës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, ato janë zotuar se me të ardhur në krye të qeverisë do të marrin një masë edhe më të fuqishme ndaj shtetit serb, atë të reciprocitetit të plotë.

Mirëpo partia e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt, AAK-ja, dhe PSD-ja kanë thënë se në rast se vijnë në pushtet nuk do të lejojnë që taksa të hiqet deri në njohjen e plotë nga shteti serb.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here