Home LAJME Përfundon seanca për rastin “Syri i Popullit”

Përfundon seanca për rastin “Syri i Popullit”

271
0
SHARE

Seanca për rastin “Syri i Popullit”, ka përfunduar. Dëshmitari i fundit ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka kishte kërkuar që seanca të mbahet e mbyllur, sepse sipas tij do të rrezikohet sekreti shtetëror.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Sadri Ramabajës, Ramiz Krasniqi ka përsëritur se do të paraqes kallxim penal ndaj Kadri Veselit.

Ai ka shkuar edhe më tej. Sipas tij sjellja e këtij të fundit gjatë seancës së sotme, ka dëshmuar se gjykatat nuk janë të pavarura.

“Sot ka ndodhur diçka e çuditshme, kryeparlamentari i Kosovës shkel me dy këmbët ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës sulmon të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës fyen të akuzuarit. Kryeparlamentari i Kosovës i fyen edhe mbrojtësit e tyre. Andaj ky nuk është nivel i një kryeparlementari dhe kjo flet mjaft se në çfarë gjendje jemi. Është vërtetuar që ky gjyqësor me të vërtetë nuk është i pavarur. Ky gjyqësor nuk guxon t’ia tërheq vërejtjen kryeparlamentarit. Ky gjyqësor tregoi që kryeparlamentari i Kosovës është më i madh se gjykatësit”, tha ai, raporton kp, përcjell Telegrafi.

Sipas Krasniqit, për politikanët që udhëheqin, Vetëvendosja është obsesion.

“Unë do të paraqes kallximin penal në momentin që do e marr proces verbalin e këtij shqyrtimi, sepse në deklaratën e Kadri Veselit ka shpifje të natyrës më të rëndë që mund t’i bëjë një kryetar i parlamentit ndaj të akuzuarit. Shpifje pa asnjë bazë. Shpifje drejtuar ndaj Ramabajës dhe Vetëvendosjes dhe unë i thashë edhe presidentit që me gjasë Vetëvendosje është obsesion i këtyre njerëzve që udhëheqin politikën”, ka shtuar Krasniqi.

Krasniqi ka njoftuar se në këtë seancë është vendosur, që seanca e radhës të mbahet me 25 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here