Home LAJME Përfundon takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca

Përfundon takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca

347
0
SHARE

Zyrtarët e BE dhe Kosovës kanë mbajtur sot mbledhjen e tretë të Këshillit për Stabilizim-Asociim në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës është kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa ai i BE-së është udhëhequr nga Federica Mogherini.

Ndonëse ishte paraparë të mbahej një konferencë për media, kjo nuk ka ndodhur pas takimit pasi që ajo është anuluar.

Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.

Para takimit, Mogherini dhe Hahn i dërguan një letër kryeministrit Haradinajt, duke shpjeguar qëndrimin e BE-së rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe duke përsëritur thirrjen për heqjen e tyre.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë deri më tash, se masa 100 për qind ndaj mallrave serbe do të hiqet vetëm atëherë kur Serbia të marrë vendimin për njohjen e shtetit tonë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here