Home LAJME Përleshje me armë zjarri, plagosen katër persona në Prishtinë

Përleshje me armë zjarri, plagosen katër persona në Prishtinë

52
0
SHARE

Sot në orët e hershme, ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në rrugën “Rinia” në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se njësitë përkatëse kanë konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.

“Më 09.11.2019, rreth orës 02:00, policia është njoftuar për një përleshje mes dy grupeve në rrugën ‘Rinia’. Në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar katër persona që janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ai .

“Policia ka konfiskuar tre armë të shkurtra që dyshohet se janë përdorë në rast. Hetuesit policorë po merren me kompletimin e dëshmive, deklaratave dhe kompletimin e rastit”, tha Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here