Home Sports Përurohet stadiumi i Malishevës, vitin e ardhshëm do të ndërtohet pishina gjysmë...

Përurohet stadiumi i Malishevës, vitin e ardhshëm do të ndërtohet pishina gjysmë olimpike

469
0
SHARE

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë sot përurimin e Stadiumit të Malishevës.

Ministri Gashi tha se “është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës por edhe për Komunën e Malishvës dhe qytetarët e saj që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Malisheva të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”.

Po ashtu, ministri Gashi tha se në Komunën e Malishevës do të ketë edhe investimet tjera që do të realizohen në fushën e sportit me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës sportive.

“Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do të  filloj punimet për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditën që ka në këtë lëmi sportive” tha ministri Gashi.

“Sportistët tanë po vazhdojnë të na bëjnë krenar, përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare pra sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbështesim fuqishëm sportin në vendin tonë”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës. Ky stadium për Malishevën është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe i mirëpritur, sidomos për futbollistët, sepse ata do të kenë një vend ku do të garojnë dhe zhvillohen më tutje në sportin e futbollit tha Begaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here