Home Magazina Pjesë e këngës së Taynës është edhe këngëtari Lindon Berisha

Pjesë e këngës së Taynës është edhe këngëtari Lindon Berisha

108
0
SHARE

Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, mbrëmë lansoi projektin e ri muzikor “Sicko”.

Ndonëse është publikuar ilegalisht javë më parë, kjo këngë e Taynës u mirëprit nga publiku dhe ende pa u bërë 24 orë në platformën YouTube ka kaluar shifrën e 700 mijë klikimeve.

Përveç klipit në të cilin këngëtarja shqiptare u shfaq në skena mjaft atraktive, këtë projekt e karakterizon edhe një zë më ndryshe duke krijuar tinguj shumë të veçantë.

Fjala është kur në mes të këngës dëgjohet një zë i një mashkulli, ndërsa këndon artisti nga Maqedonia, Lindon Berisha.

“I lumtur të kem zërin tim në këtë këngë”, ka shkruar këngëtari Berisha.

Muzika edhe këtë herë është punuar nga producenti Cricket, gjersa pas këtij projekti të suksesshëm nuk ka dyshim se qëndron menaxheri i saj, Rinor Hykolli.

Tayna përndryshe këtë vit solli projekte të shumta dhe mjaft të pëlqyera, e së fundmi u bë artistja e parë shqiptare, e cila doli në ballinën e revistës gjermane, “Life”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here