Home LAJME Plagoset me armë një person në Prishtinë

Plagoset me armë një person në Prishtinë

265
0
SHARE

Sot rreth orës 12:00 janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në rrugën “Afrim Vitija” në Prishtinë, ku si pasojë është plagosur një person.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke e bërë ekzaminimin e vendit ku ka ndodhur rasti”, ka deklaruar ajo, duke shtuar se nga këto të shtëna është plagosur një person.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit është plagosur një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti. /RadioRinia

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here