Një rast i rrallë ka ndodhur në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan.
Mjeku përgjegjës i kishte deklaruar se fëmija që po e priste ai, i ka vdekur. I frustruar nga ky lajm, babai i foshnjës ka goditur mjekun duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.
Komunikata e plotë nga Policia:
Me 24 shtator 2019, rreth orës 13:30, policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar se në Spitali regjional reparti i Gjinekologjisë këtu në Gjilan ka ndodhë një incident.
Njësitet patrulluese me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës deri sa ishte në spitalin rajonal këtu në Gjilan reparti i Gjinekologji duke e prite lindjen e fëmijës pasi qe bashkëshortja e tije ishe ne sallën e lindjes, ishte njoftuar nga mjeku përgjegjës se fëmija i kishte vdekur.
Ne atë moment i dyshuari me te marrë informatën nga mjeku e godet mjekun ku i shkakton lëndime të lehta trupore, po ashtu i dyshuari në shenjë revolte godet një xham te zyrës se repartit dhe e thenë te terin ku i shkakton vetes lëndime.
Gjatë marrjes së deklaratave nga stafi mjekësorë jemi njoftuar se fëmija është lindur i gjalle dhe është ne gjendje te mire shëndetësore dhe nëna është po ashtu mirë .
Lidhur me rasti janë intervistuar mjeku, i dyshimti dhe dëshmitar tjerë që kanë qenë prezent. Rasti “Sulm ndaj personit zyrtar.