Home LAJME Policia e Kosovës njësitet e hetimeve në Gjilanit kanë arrestuar një të...

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve në Gjilanit kanë arrestuar një të dyshuar për vepra penale “Vjedhje e rëndë”

251
0
SHARE

 Me 19 prill 2019, rreth orës 09:40, ishte paraqitur një rast “Vjedhje e rëndë” që kishte ndodhur në një objekt shumëkatësh qe është ne ndërtim e sipër këtu në Gjilan. Sipas ankuesit në objektin e tij nga person-a , të panjohur ju kishin vjedhur kabllot e rrymës elektrike në gjatësi: 2388m duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Policia e Kosovës njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit përmes rrugëve operative pas një pune mirë të organizuar sot me 12 shtator 2019 kanë arritur që ta identifikojnë të dyshuarin, e kësaj vepre, L. H. (1993), shqiptar shtetas i Kosovës.

I njëjti është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Janë gjetur prova të qëndrueshme që ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar në këtë rast “vjedhje e rëndë”.
Po ashtu ky i dyshuar besohet të jetë i involvuar edhe në së paku tri raste tjera , kryesisht vjedhje të kabllove të rrymës elektrike.
Lidhur me ecurinë e zhvillimit të hetimeve të këtyre rasteve janë përfill të gjitha procedurat e parapara ligjore.
Ndaj te dyshuarit është caktua masa e ndalimin për 48 ore. Rasti në PTH./RadioRinia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here