Policia e Kosovës me fillim në ora 10:00 do të organizojë hapjen e fushatës “Dhuna nuk arsyetohet”.
Kjo fushatë është organizuar nga Sektori për Parandalimin e Dhunës në Familje në Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë. Qëllimi i saj është parandalimi, vetëdijesimi dhe ndërgjegjësimi për dhunën në familje.
Fushata do të realizohet në qiell të hapur në tetë rajonet e Policisë si Prishtinë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe në Mitrovicë Jugu dhe Veri./RadioRINIA/