Portugalia rikthehet në lojë!

Published on Jun 14 2012 // Sport
..

Silvestre Varela ka shënuar golin e fitores për Portugalinë në trillerin me Danimarkën. Pas këtij triumfi, Portugalia ka rikthyer vetëbesimin para takimit me Holandë, për një kalim eventual në fazën dytë të garave. Danezët mbesin e kuotën e tri pikëve për të shpresuar në një mrekulli ndaj Gjermanisë në xhiron e fundit.

Edhe pse Portugalia ka në ekip njërin nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin evropian, Cristiano Ronaldo, ishte qendërmbrojtësi Pepe i cili në minutën e 24-të solli portugezët golin e parë.

Pepe u gjend më së miri pas ekzekutimit të goditjes nga këndi duke reaguar në stilin e sulmuesit klasik, goditjen e të cilit portieri, Anderesen vetëm sa e shikoi sikur me qenë në tribuna, 0:1. Portugezët që kishin startuarur me humbje në “Euro 2012” nga Gjermania, ishin të vendosur për një rikthim në garë për të kaluar së paku Grupin.

Në vazhdën e aksioneve sulmuese, në minutën e 38, sulmuesi Postiga nga afërsia e shëndrroi në gol asistimin e Nanit, 0:2. Por pas këtyre dy pësimeve në skenë doli slumuesi danez, Bendtner, i cili shfryëtzoi në maksimum armën e tij kryesore, goditjet me kokë.

Ish sulmuesi i Arsenalit, së pari shënoi në portën e zbratë në minutën e 41-të, ndërkaq sërish koka etij ishte fatale për portierin Patricio, i cili në minutën e 80-të, barazoi shifrat. Para këtij goli Ronaldo bëri gabimin ndoshta më trashanik me fanellën e komëbatrës, kur i vetmuar përballë portierit danez gaboi krejtëisht portën.

Por shpëtitmari i portugezëve doli të jetë Varela, i cili deri në minutën e 84-të ishte në bankën e rezervistëve, ai tre minuta para përfudnimit të kohës së rregullt me goditje brenda zonës shënoi golin e tretë dhe të fitores për Portugalinë. Enigma së paku e përfaqësuesës së dytë që do të kaloi në faznë tjetër përfundimisht do të zbardhet në xhiron e fundit të Grupit. Portugalia takohet em Hoalndën, derisa Danimarka me Gjermaninë.

Danimarka – Portugalia 2:3 (1:2)

Shënues: Bendtner (41’, 80’) – Pepe (24’, Postiga (36’)
KV: J. Poulsen – Meireles
Danimarka: S. Andersen, L. Jacobsen, S. Kjaer, D. Agger, S. Poulsen, Ë. Kvist, N. Zimling (J. Poulsen), D. Rommedahl (Mikkelsen), C. Eriksen, M. Krohn-Dehli, N. Bendtner
Portugalia: R. Patricio, J. Pereira, B. Alves, Pepe, F. Coentrao, R. Meireles (Varela), M. Veloso, J. Moutinho, Nani, H. Postiga (Olivveria), C. Ronaldo

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 5-10
Gjuajtjet pranë porte: 3-7
Posedimi i Topit: 59% – 41%
Goditjet nga këndi: 7-6
Pozitat jashtë loje: 2-0
Ndërhyrjet e Palejuara 17-17

/RadioRINIA/ 

Leave a comment