Home LAJME Pozita dhe opozita mospajtueshmëri për reformat zgjedhore

Pozita dhe opozita mospajtueshmëri për reformat zgjedhore

673
0
SHARE

Përfaqësuesit e partive politike në vend nga pozita dhe opozita nuk janë pajtuar për kohën se kur duhet të bëhet reforma zgjedhore.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu në një diskutim me temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”, e organizuar nga Instituti për Demokraci për Zhvillim (D4D), ka thënë që është e papranueshme për LVV-në, që të bëhet një reformë zgjedhorë pikërisht tani, pasi sipas saj po tentohet që me këto diskutime t’i zgjatet mandati qeverisë aktuale.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se AAK-ja është për reformë zgjedhore.

Deputeti i AAK-së, Ahmeti po ashtu ka theksuar se kjo reformë është iniciuar kohë më parë dhe duhet të bëhet.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arsim Bajrami, ka thënë se momenti më i mirë për të filluar me reformë zgjedhore është pikërisht tani.

Ndryshe, edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, kohë më parë u ka bërë thirrje institucioneve dhe subjekteve politike që sa më shpejt të fillojnë reformën zgjedhore./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here