Home LAJME Prangosen dy serbë, njëri nga ta zyrtar policor

Prangosen dy serbë, njëri nga ta zyrtar policor

234
0
SHARE

Kamenicë – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë (njëri zyrtar policor), pasi që të njëjtit me furgon përmes rrugëve ilegale nga Serbia për në Republikën e Kosovës ishin duke kontrabanduar mallra.

Në furgon kishte një kazan për zierjen e rakisë, dy thasë koncentrat për kafshë dhe tetë paketime të vogla të barnave, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa furgoni me mallra është sekuestruar njoftoi policia e Kosovës./RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here