Home LAJME Premiera e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin” sonte nga ora 19:00

Premiera e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin” sonte nga ora 19:00

208
0
SHARE

 Ambasadën Amerikane në Prishtinë në bashkëpunim me  RTV Dukagjini, sonte nga ora 19:00 do të shfaqin premierën e dokumentarit “Korrupsioni, askush mbi ligjin” të gazetarit Fidan Rama.

Ky dokumentar shfaqet në kuadër të javës kundër korrupsionit, ndërsa tregon se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë qasur luftës kundër kësaj dukurie.

Dokumentari në fjalë pritet t’i shërbej audiencës në Kosovë si një nga eksperiencat më të mira që SHBA-të kanë bërë në luftë kundër korrupsionit. E tërë ceremonia e premierës do të shoqërohet me një gala mbrëmje ku do të jetë shumë mysafirë të ftuar, përfshirë drejtues të shtetit, prokuror, gjykatës, zyrtarë policorë, përfaqësues të shoqërisë civile e të tjerë.

E tërë ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTV Dukagjini, duke filluar nga ora 18:30.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here