Home LAJME Premiera e filmit që flet për Lazaratin

Premiera e filmit që flet për Lazaratin

285
0
SHARE

Një aksion-triler i bazuar në ngjarje të jetës së vërtetë në Evropë, e më specifikisht në zemër të Shqipërisë, i ofron shikuesit një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit, në Lazarat.

Ky është filmi “The Brave”, i cili pati premierën dje, e që shtrihet në rrjetin e të gjitha kinemave në Shqipëri dhe Kosovë.

Ngjarjet e zhvilluara në Shqipëri vijnë në një produksion hollivudian, me aktorë të njohur amerikanë dhe shqiptarë.

Nën regjinë e William Kaufmanit, në role janë: Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Ervin Bejleri, Besart Kallaku, Salsano Rrapi etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here