Home Sports Presidenti Ademi dhe nënkryetari Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100...

Presidenti Ademi dhe nënkryetari Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100 vjetorit të Federatës polake

236
0
SHARE

Presidenti Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri po marrin pjesë në manifestimin e 100 vjetorit të themelimit të Federatës së Futbollit të Polonisë, me ftesë të presidenti Zbigniew Boniek.

Në këtë manifestim do të jenë të pranishëm të gjithë krerët e federatave anëtare të UEFA-s, si dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin e presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjatë qëndrimit dyditorë në Poloni do të mbahen edhe takimet e Komisioneve të UEFA-s si dhe do të bisedohet për të ardhmen e futbollit nëpër work-shope të Komisioneve përkatëse.

Gjatë mëngjesit të sotëm presidenti Ademi ka zhvilluar një takim të përbashkët me presidentin e Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson dhe atë të Portugalisë, Fernando Soares Gomes da Silva, e ku ishte i pranishëm edhe Armand Duka, presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtar i KE të UEFA-s.

Me këtë rast, presidenti i Federatës suedeze shprehu dëshirën që ta vizitojë FFK-në në muajin shkurt bashkë me gjithë KE të Federatës suedeze.

Kjo do të jetë vizita e parë e një lloji të tillë, por që Federata suedeze dëshiron që ta shohë nga afër organizimin dhe punën që bëhet në FFK.

Suedia ka qenë përkrahëse e FFK-së edhe para anëtarësimit në UEFA e FIFA, por edhe tani ka gatishmërinë e plotë që të ndihmojë në fushën profesionale dhe në atë të infrastrukturës.

Ademi dhe Burri u shprehën të lumtur për caktimin e kësaj vizite dhe e mirëpritën me shumë kënaqësi gatishmërinë e kreut të Federatës suedeze për ta përkrahur FFK-në.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here