Home LAJME “Presidenti i takon LDK-së. Edhe pikë!”

“Presidenti i takon LDK-së. Edhe pikë!”

216
0
SHARE

Ish- deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alma Lama ka reaguar në lidhje me debatin se a duhet apo jo që posti i presidentit të jetë pjesë e negociatave VV-LDK.

Ajo në profilin e vet në  “Facebook”, shënoi se”bazuar në sistemin aktual politik, presidenti zgjedhet nga ana e parlamentit, dhe kësisoj sipas saj i takon LDK-së”. “Në baze të rezultatit zgjedhor të 6 tetorit dhe në bazë të dispozitave aktuale kushtetuese, ku presidenti zgjidhet nga parlamenti, posti i presidentit i takon LDK-së. Pikë!. Në rast se merren vesh për ndryshim të kushtetutës rreth mënyrës së zgjedhjes, është diçka tjetër. Por, kushtetuta nuk mund të ndryshoje pa 2/3 e votave të minoriteteve, pra edhe të Listës Serbe”, ka shkruar Lama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here