Home LAJME Presidenti Thaçi sot bën homazhe në Reçak

Presidenti Thaçi sot bën homazhe në Reçak

245
0
SHARE

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë sot homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

Pavarësisht asaj që kjo masakër ka përvjetorin në janar, presidenti Thaçi ka vendosur që nesër në orën 11:30 të bëjë homazhe.

“Në ora 11:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në kompleksin Përkujtimor në Reçak”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kjo vizitë e Thaçit në Reçak vije pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksand Vuçiq deklaroi se masakra e Reçakut është e trilluar. Presidenti Thaçi madje kishte reaguar ndaj kësaj deklarate të Vuçiqit, ku kishte thënë se “zyrtarët nga Serbia po mohojnë disa prej krimeve më të këqija kundër civilëve që ndodhën në Evropë, si në Reçak, të konfirmuara nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë”. Ndaj deklaratës së Vuçiqit kanë reaguar edhe ambasadat e huaja në Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here