Home LAJME Projekti “Ambasadorët e Rinj”me synime të mëdha për ndryshime në Gjilan

Projekti “Ambasadorët e Rinj”me synime të mëdha për ndryshime në Gjilan

289
0
SHARE

Sot në emisionin “Kafeja e së shtunës”, të ftuara kanë qenë përfaqësueset e FIQ, në kuadër të projektit “Ambasadorët e Rinj”.

Projekti Ambasadorët e Rinj, që realizohet në kuadrë të projekteve të iniciuara nga FIQ (Forumi i inciativës qytetare), ka mbledhur rreth vetës 5 ambasadorë të rinj, të cilët do të mobilizojnë 4 grupe joformale, brenda të cilave grupe  mendohet që do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm të rinjësh, që do të ndërmarrin aktivitete praktike në komunën e Gjilanit.

Arnesa Sahiti, është njëra ndër të përzgjedhurat e FIQ, si ambasadore e cila do të jetë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Arnesa ka ndarë për dëgjuesit tanë rrjedhën e trajnimit të zhvilluar brenda këtij forumi.

“Së pari është hapur aplikimi për përfaqësuesit e të rinjëve në Komunën e Gjilanit dhe pas përzgjedhjës nga FIQ të 5 Ambasadorëve kemi mbajtur trajnime. Moduli i parë ka qenë Menaxhimi i projekteve. Ndërsa pastaj moduli i dytë është mbajtur në Termokiss me temën “Community Actions & Advocacy”. Moduli i tretë është mbajtur me temën “Lidership”. Dhe ai i fundit me Kosovo Ideas. Faza e parë e ketij projekti ka filluar me 9 korrik të këtij viti me trajnime, ndërsa tani jemi në fazën e dytë ku e kemi hapur thirrjen për grupe jo-formale.”, ka potencuar Sahiti.

Ajo ka treguar se projekti është ende në fazën informuese.

“Dhe deri në gjysmën e këtij muaji do të jemi duke mbajtur sesione nëpër shkolla të mesme në mënyrë që të rinjët e Gjilanit të njoftohen dhe të aplikojnë me idetë e tyre për ndryshim në Komunitetin që jetojnë”, ka thënë Sahiti.

Qëllimet e projekteve të cilat do të prezantohen nga grupoet e përzgjedhura jo-formale duhet të kenë synim ndryshime në komunitetin ku jetojnë, aktivitete të cilat do të jenë në të mirën e komunitetit. Këto projekte do të përkrahen me grante, varësisht nga projekti. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga mosha inovative si dhe te jene te moshës 16 deri ne 25 vjeç.

Qëllimet e projekteve duhet të kenë synim ndryshime në komunitetin ku jetojnë, aktivitete të cilat do të jenë në të mirën e komunitetit. Këto projekte do të përkrahen me grante, varësisht nga projekti. Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga mosha inovative si dhe te jene te moshës 16 deri ne 25 vjeç.

Ky projekt ka filluar në vitin 2016, i cili është lansuar në Komunat e Prishtinës, Pejës dhe Mitrovicës.

Gjithashtu në gusht të vitit 2017, është mbajtur në Komunën e Vitisë dhe Kaçanikut.

Ndërsa për herë të parë mbahet tani në Komunën e Gjilanit dhe Ferizajit.

Ambasadoret e përzgjedhura nga FIQ për Gjilan, janë Arnesa Sahiti, Jetmire Maloku, Erandë Pira, Arta Bunjaku dhe Egzona Maloku. Do të jenë përgjegjëse të cilat do ta mbikqyrin mbarvajtjen e tërë projektit.

Ambasadoret e Rinj ftojnë grupet jo-formale të të rinjëve nga Gjilani dhe Ferizaj të aplikojnë me projektet e tyre për ndryshime në komunitetin ku jetojnë. Këto projekte përkrahen me grante, varësisht nga projekti. Objektivi kryesor i kësaj thirrje është identifikimi dhe mbështetja e projekteve që sjellin ndryshime në komunitet./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here