Home LAJME Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit

Prokuroria pranon nga Zvicra raportin e ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit

221
0
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar sot raportin përfundimtar të ekspertizës për vdekjen e Astrit Deharit, i cili është kryer në Zvicër.

Kjo është bërë e ditur nga Prokurori, Admir Shala, i cili tha se ende nuk është hapur ky raport dhe nuk dihet përmbajtja e tij.

“Sot kemi pranuar raportin e ekspertizës mbi vdekjen e Astrit Deharit, nga Lozana, përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë. Ende nuk është hapur raporti nuk e dimë përmbajtjen e tij, raportin do ta dorëzojmë tek prokurori i rastit pastaj do të dorëzohet për përkthim,  pas përkthimit dhe dorëzimit tek prokurori i rastit, do ta njoftojmë opinionin se çfarë përmban ky raport”, ka thënë ai para mediave.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala gjatë konferencës Foto: Ridvan Slivova

Shala bëri thirrje që opinioni të përmbahet deri në publikimin e raportit dhe të mos dëmtohet procesi.

Ai tha së në momentin e përkthimit të raportit do ta dorëzojnë atë tek avokati i familjes Dehari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here