Home LAJME Prokuroria Speciale duhet ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit

Prokuroria Speciale duhet ta zbardhë vdekjen e Astrit Deharit

234
0
SHARE

Avokati i familjes së të ndjerit Astrit Dehari, Tomë Gashi, ka mirëpritur vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që rasti i vrasjes së Astrit Deharit të kalojë nga Prokuroria Themelore në Prizren nën juridiksionin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se Prokuroria në Prizren ka qenë e njëanshme dhe, si e tillë, ka humbur kredibilitetin që të merret me këtë rast.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka thënë se Prokuroria Speciale ka kapacitete për ta zbardhur të vërtetën për vdekjen e Astritit.

Sipas tij, prokuroria e shtetit mund të angzhojë edhe prokurorë amerikanë në mënyrë që vrasësit e Astrit Deharit të dalin para drejtësisë.

Gashi ka thënë se është ditur fare mirë se vrasja e Astritit është vrasje e natyrës politike.

Ai ka theksuar se drejtësia e dërguar në vend do të jetë drejtësi për Astritin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here