Home LAJME Prokurorina Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së...

Prokurorina Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq

377
0
SHARE

Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq.

Sipas aktakuzës, më 15 nëntor 2017, në Novobërdë, i pandehuri si person zyrtar, në cilësinë e kryetarit të komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për personin tjetër juridik – Shoqatën e Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe ka shkelur të drejtat e personit tjetër juridik – Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Ujku’’, në atë mënyrë që Shoqatës së Gjuetarëve “Kalaja”, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e komunës së Novobërdës dhe një zyre në objekt të kësaj komune, duke i shkaktuar komunës dëm material në vlerë të përgjithshme prej 12.200,00 euro.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta ndëshkojë sipas ligjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here