Home LAJME PZAP-i pranon një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje

PZAP-i pranon një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje

202
0
SHARE

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas përfundimit të rinumërimit të 1407 vendvotimeve, deri në këto momente është dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu ka bërë me dije kryesuesi i sekretariat të PZAP-së, Mul Desku, i cili tha se që nga dje ky organ ka pranuar një ankesë nga LV-ja e cila ka të bëjë me administrimin në QNR. “Deri në këto momente kemi pranuar vetëm një ankesë lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo ankesë është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se së shpejti ky subjekt politik do njoftohet me vendimin e PZAP-it”, ka thënë Desku. /RadioRinia/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here