Home LAJME Qeveria e Presidenca pa koordinim, Thaçi kundër procedimit në Kuvend të projektligjeve...

Qeveria e Presidenca pa koordinim, Thaçi kundër procedimit në Kuvend të projektligjeve për FSK-në

826
0
SHARE

Tashmë Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës, mirëpo kundër këtij vendimi ka dal presidenti i vendi Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur si vendim të gabuar në këtë kohë.

Në konferencën e sotme, presidenti ka thënë se tash nuk është momenti i duhur që të bëhet ky procedim, madje ai thotë se sot kur Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave është një mesazh i keq që i dërgohet.

Presidenti Thaçi ka thënë se duhet të lëvizet në krijimin e ushtrisë, mirëpo vetëm përmes një procesi plotësisht të koordinuar me ShBA-të dhe me NATO-në.

“Një veprim i anshëm çon në izolim, një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit, forcimit, lëvizjes së stabilitetit për paqe, dhe pastaj edhe në NATO. Tjetër, sot është një ditë e rëndësishme, historike, Parlamenti Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën…mendoj se procedimi sot nëse është i vërtet është ditë e gabuar në këtë ditë historike për Kosovën, sepse nuk kemi nevojë me këtë mëngjes me dërgua këtë mesazh të gabuar miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtar. A kemi të drejt, kemi të drejt, a duhet të lëvizim, duhet të lëvizim, por një proces plotësisht të koordinuar me ShBA-të dhe NATO-në. Çdo lëvizje tjetër mund të jetë vetëm ngatërresa dhe mund të sjell pështjellime politike të panevojshme, por edhe implikime negative ndërkombëtare në raport me të ardhmen e ushtrisë së Kosovës. Por, natyrisht duhet të koordinohemi si bartës të institucioneve, besoj që janë koordinuar edhe me opozitën dhe do të kemi një rezultat që presin qytetarët e Kosovës”, është shprehur ai.

Ndërkohë, duke folur për propozimin që ai e kishte bërë në vitin 2014, Thaçi tha se në atë kohë e ka pasur mbështetjen e plotë të ShBA-ve dhe të NATOS. Por sipas tij për shkak të kokëfortësisë dhe egove elektorale nuk ka arritur të procedohet në Kuvend./RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here