Home LAJME QKSS-ja publikon raportin lidhur me largimin e serbëve nga FSK-ja

QKSS-ja publikon raportin lidhur me largimin e serbëve nga FSK-ja

436
0
SHARE

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do ta publikojë sot raportin “Tendencat për rrënimin e multietnicitetit: Largimet masive të pjesëtarëve serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe roli i Serbisë”

Mungesa e besimit të komunitetit serb karshi FSK-së, mospërkrahja e ndryshimit të mandatit të kësaj force si dhe kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet direkte ndaj pjesëtarëve Serb të FSK-së, kanë shtyrë që në vitin 2018 mbi 60 pjesëtar të këtij komunitetit të largohen nga FSK, thuhet në njoftimin e QKSS-së.

“Kjo valë largimesh ka shkaktuar një debat të gjerë në Kosovë dhe Serbi, duke arritur të ketë implikime negative dhe duke rrezikuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve. Sulmet dhe kërcënimet ndaj pjesëtareve serb të FSK-së, të përkrahura nga Qeveria e Serbisë, kanë vënë në sipërfaqe mungesën e vullnetit e kësaj të fundit për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Këto sulme janë dënuar nga Institucionet e Kosovës, por mirëpo dështimi për të parandaluar këtë fenomen ka vënë në pah mungesën e shtrirjes së autoritetit të tyre në komunat me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Ky raport ka për qëllim të analizojë përmbledhjen e rrjedhës së ngjarjeve që shpien deri te largimi i pjesëtarëve serb të FSK-së.

Në të pasqyrohen veprimet e marra nga FSK për të siguruar integrim të qëndrueshëm të komunitetit serb në këtë institucion si dhe cilat janë objektivat për të ardhmen në këtë drejtim.

Në këtë punim ofrohen disa rekomandime që synojnë t’i shërbejnë krijimit të qëndrueshmërisë në procesin e integrimit të komunitetit serb në FSK, në adresimin e të cilave është paraparë përfshirje më e gjerë e akterëve të ndryshëm. /RadioRINIA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here