Home LAJME Rasti i Astrit Deharit, avokati Gashi ka një kërkesë për Prokurorinë Speciale

Rasti i Astrit Deharit, avokati Gashi ka një kërkesë për Prokurorinë Speciale

222
0
SHARE

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ka nisur një letër zyrtare Prokurorisë Speciale të Kosovës përmes së cilës ka kërkuar që kjo prokurori të nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit siç ka thënë ai “të vrasësve të Astrit Deharit”.

“Nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kërkohet që të nxjerr aktvendim mbi zhvillimin e hetimeve në drejtim të zbulimit të vrasësve të Astrit Deharit (Vrasje e rëndë nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës), të shtytësve në vrasje (Neni 33 i KPK-së), të atyre që e kane fshehur vrasjen për tri vite dhe të atyre që e kanë ndihmuar në çfarëdo forme kryerjen e veprës penale të vrasjes (Neni 33 i KPK-së), si dhe të gjithë atyre që në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të Astrit Deharit në bashkëkryerje kanë vepruar si grup i organizuar kriminal (Neni 34 i KPK-së)”, ka shkruar Gashi në llogarinë e vet në “Facebook”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here